Hoqën flamurin e Turqisë në Prizren, në pranga tre persona
Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme vetëm pak orë pasi kanë xhiruar veten duke hequr flamurin e Turqisë nga një shtyllë elektrike në një rrugë në Prizren.

Ministri e Punëve të Jashtme e Kosovës kishte dënuar ashpër këtë akt, duke e cilësuar si vandal nga persona të papërgjegjshëm, duke shtuar se ata kanë për synim dëmtimin e shtetit demokratik dhe multientik të Kosovës.

MPJ kishte kërkuar që ata vihen para drejtësisë.

Aktin e kishte dënuar edhe KDTP-ja e Mahir Jagcilarit, duke e cilësuar këtë si sulm jo vetëm ndaj Turqisë, por edhe ndaj komunitetit turk në Kosovë./Albeu.com/
Shtuar më 18/02/2017, ora 08:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori