Hooper: Raporti i Uilliamsonit nuk errëson UÇK-në
Ish-diplomati amerikan dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, James Hooper tha se raporti i Uilliamsonit shërben për të reflektuar të shkuarën, me qëllim ndërtimin e një demokracie të shëndoshë për shtetin e Kosovës.

Ai shtoi se raporti nuk e errëson aspak imazhin e UÇK-së dhe as të Kosovës, por se heton vetëm raste të izoluara.

"Disa gjëra janë me shumë rëndësi lidhur me këtë raport. Së pari, megjithëse ky raport flet për të shkuarën e Kosovës në periudhën menjëherë pas luftës, ai në të vërtetë ka të bëjë me të ardhmen e saj, pra, nëse Kosova do të jetë një vend ku shteti i së drejtës merret seriozisht, është i fortë dhe gëzon respektin e popullit, apo, siç përmendet edhe në raport, një grup i vogël njerëzish i manipulojnë gjërat padrejtësisht për të përjetësuar pushtetin e tyre dhe për të patur avantazhe financiare", ka argumentuar Hooper për "Zëri i Amerikës".

James Hopper tha në fund se të gjithë ata që përdorën luftën e pistë për pushtet personal duhet të vihen përpara drejtësisë, me qëllim që edhe udhëheqja e Kosovës të jetë me duar të pastra. /albeu.com/
Shtuar më 30/07/2014, ora 14:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori