Homologët nuk e vizitojnë Jahjagën
Të vetmit presidentë që kanë vizituar zyrtarisht Kosovën janë dy presidentët e Shqipërisë,Bujar Nishani në 30 gusht 2012">2012 dhe Bamir Topi 29 qershor 2012">2012.

Gjatë marrjes së Atifete Jahjagës postin e presidentes së vendit, vetëm dy presidentët e sipërpërmendur e kanë vizituar Jahjagën zyrtarisht, ndërsa ardhja e presidentit të Hungarisë nuk ishte të saj, por për të vizituar trupat hungareze të KFOR-it, shkruan “Tribuna”.

Kreu i shtetit kosovar, gjatë ushtrimit të deritashëm të mandatit të saj edhe pse nuk realizoi vizita zyrtare dypalëshe, nuk ka mbetur pa u njohur dhe takuar me shumë burrështetas të huaj pasi ajo i ka shfrytëzuar forumet e ndryshme ndërkombëtare për t’u takuar me homologë në margjina të atyre takimeve. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2013, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori