Hollanda kërkon mjekun turk që akuzohet për trafikim organesh në Kosovë
Pëlqej
Policia e Hollandës është vënë në kërkim të mjekut turk, Yusuf Sonmez.

Ai akuzohet nga ana e prokurorëve të BE-së në Kosovë për trafikim të qënieve njerëzore.

Dyshohet se ai së bashku me një izraelit, Moshe Harel, në klinikën Medicus të Prishtinës kanë bërë transplant organesh njerëzore.

Që të dy kanë jetuar në arrati, që prej kohës që iu është ngritur padi penale më 2011-tën, shkruan BIRN.

Sonmez dhe Harel rezultojnë të jenë në listën e Interpolit, si dy persona të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori