Gjykata e Lartë holandeze mbështeti vendimin e gjykatës së shkallës më të ulët se
Holanda ishte pjesërisht
përgjegjëse për 350 myslimanë të ekzekutuar në masakrën e Srebrenicës në Bosnje.
Gjykata tha se shteti ishte
përgjegjës për 10% të tragjedisë, pasi kjo ishte probabiliteti që ushtarët holandezë mund të kishin parandaluar vrasjet.
"Nëse forcat holandeze u kishin dhënë burrave mundësinë për të qëndruar në zonën e mbrojtur, kishte
vetëm 10% mundësi që ata nuk do të kishin rënë në duart e serbëve dhe kështu shteti holandez duhet të jetë
përgjegjës vetëm për atë pjesë të dëmeve', thuhej në vendimin e gjykatës.
Megjithëse
Gjykata e Apelit kishte vendosur se
Holanda ishte 30%
përgjegjëse,
Gjykata e Lartë vendosi
vetëm për 10%.
Shtuar më 19/07/2019,
ora 11:09