Holanda: S'ka liberalizim vizash pa sundim të ligjit!
Deputetë dhe diplomatë holandezë vazhdojnë të përsërisin me ngulm se qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë të jenë qytetarët mnë të izoluar në Evropë, në rast se në shtetin e Kosovës nuk do të sundojë forca e ligjit.

Ata kanë vlerësuar se Kosova ka një sistem drejtësie që nuk i përgjigjet kërkesave të Bashkimit Evropian, shkruan KD.

Sipas diplomatëve holandezë, duhet që raportet të dëshmojnë se ka ligj dhe rend në Kosovë, me qëllim që qytetarët të mund të përfitojnë liberalizim vizash. /albeu.com/



Shtuar më 12/06/2014, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori