Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver
Hoxhaj, ka pritur të mërkurën në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Frans
Timmermans, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për mbështetjen që
Holanda ka dhënë për Kosovën në dekadat e fundit.
Hoxhaj u shpreh se Kosova është një histori suksesi dhe
Holanda ka ndihmuar në ndërtimin e shtetit. Një tjetër çështje që është diskutuar në takim, ka qenë e ardhmja evropiane e vendit.
Timmermans tha se
Holanda është e angazhuar për partneritet me Kosovën, duke shprehur besimin se vendi e ka të ardhmen në BE.
"Unë besoj se shqiptarët e Kosovës, kanë të drejta të njëjta që të jenë evropianë me të drejta të plota si holandezët dhe popujt e tjerë të Evropës dhe do ta arrijmë atë
objektiv. Ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë që ai
objektiv të jetë i arritshëm për të gjithë",-tha
ministri Timmermans. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2013,
ora 17:03