Gledis Nano jep urdhërin e parë dhe gëzon policët: Do të paguhen orët e punës jashtë orarit

Vetëm pak ditë më parë, Gledis Nano u emërua në vend të Ardi Veliut si kryepolici i Shqipërisë.

Burimet bëjnë me dije se drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Gledis Nano u ka kërkuar drejtuesit të 12 qarqeve që të përllogarisin detyrimin ekonomik që i kanë policëve.

Nano u ka kërkuar drejtorëve që të përllogarisin orët jashtë orarit të punës për të gjithë policët e vjetër ndër vite.

Pas faturës finale pritet që të nisë kompesimi financiar e cila do të përfundojë brenda vitit sipas kodit të punës.

Rikujtojmë se prej 4 vitesh policët nuk janë paguar për orët shtesë. /albeu.com/

 


Shtuar 14.10.2021 19:40