Ministri në largim i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Memli Krasniqi para Luftës së Kosovës, ka treguar se
hobi i tij është me "me
ngjeh pare". Tani kur në vendin tonë janë krijuar kushte më të favorshme për hobin e
Krasniqit, pra me "
ngjeh pare", nuk dihet nëse
Ministri në largim vazhdon ta ketë shprehinë e numërimit të parave, shkruan Express.
Kolegu i tij partiak ndërkaq Blerand Stavileci ka treguar se
hobi i tij është futbolli, ndërsa është përpjekur të jetë më filozofik kur kanë folur se cila është moto e tij.
Fotografitë e tyre janë publikuar sipas të gjitha gjasave në ndonjë revistë shkollore, pjesë e së cilës kanë qenë edhe dy ministrat në largim. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014,
ora 15:41