Albin Kurti nënshkruan peticionin për zgjedhje

Ish kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka nënshkruar peticionin me anë të së cilës kërkojnë zgjedhje.

Kurti ka ftuar qytetarët e Kosovës që të nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre.

“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, shkruajti ai.


Shtuar 4.06.2020 10:33