Historike, Macron vjen për vizitë në Kosovë
Pëlqej
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee, me të cilin ka biseduar për vendet që synojnë integrimin në BE.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka njoftuar ta ketë ftuar Macronin për një vizitë në Kosovë. Këtë ftesë e ka pranuar presidenti francez, por nuk është bërë e ditur koha e vizitës së tij.

Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE. Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën. E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë”, ka shkruar ai.
Shtuar më 14/03/2018, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori