Historiani britanik, Noel
Malcolm shprehet se shtetet e
Ballkanit sot kanë shumë probleme.
Ai thotë se të gjitha problemet, që nga klasa
politike e korruptuar, nepotizmi, klanet, problemet dhe krimi i organizuar janë si pasojë e kushtetve të rënduara
politike dhe socio-ekonomike ku gjendet rajoni.
“Korrupsioni ndodh në kushte të caktuara socio-ekonomike dhe në kushte të caktuara
politike, kur fuqia
politike është e dobët, drejtësia është e dobët, dhe kur vlerat e shtetit nuk kanë arritur plotësisht të prekin shoqërinë, krijohet një ndjesi se njerëzit duhet të kujdesen vetë për veten… dhe se pagimi i taksave është diçka e kotë që njerëzit bëjnë”, argumenton
Malcolm për BIRN.
Historiani shprehet se është kultura 50-vjeçare komuniste ajo që e la Ballkanin në vuajtje dhe zhytje të korrupsionit dhe jo periudha 500-vjeçare otomane, siç paramendohet.
“Është trashëgimia e 50 viteve të fundit, jo ajo e 500 viteve më parë, që rëndon mbi vendet e
Ballkanit teksa ato bëjnë përpjekje për të lënë pas kulturën e korrupsionit dhe klientelizmit", ka argumentuar në fund
Malcolm. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014,
ora 23:11