Ajo quhet tanimë
Persa Basiç dhe është 45-vjeçe.
Sipas certifikatës së lindjes, ajo ka patur emrin Drita Popaj, por se e ka ndryshuar me dëshirën e saj.
Pavarësisht se lindi në Shqipëri dhe nga
autoritetet shqiptare u regjistrua si
shqiptare, ajo kishte thënë gjithmonë se "ka gjak serbi dhe donte të shkonte në Serbi".
Sipas mediave beogradase, familja nga rrjedh
Persa është nga Vërraka e Shkodrës.
Po sipas mediumeve serbe,
gruaja është kërcënuar që të mos e ndryshojë emrin nga
autoritetet shqiptare.
Gruaja iku nga Shqipëria drejt Malit të Zi në vitin 1989-të, por se u dënua me 3 javë burg për kalim ilegal të kufirit.
Në vitin 1992, ajo u vendos në Kosovë dhe aty martohet me një serb, Desimir Basiç nga Dollçi, shkruan Telegrafi.
Që në aë kohë,
gruaja ka qenë në kërkim të shtetësisë serbe, por se gjithnjë i është refuzuar dhe për këtë ka protestuar edhe para ndërtesës së qeverisë së Serbisë.
Mediat serbe kanë shkuar se pas 25-vitesh,
Persa Basiç më në fund e ka shtetësinë serbe, falë përpjekjes së saj "për të shkuar në rrënjët e saj të familjes me prejardhje serbe"./albeu.com/
Shtuar më 19/10/2014,
ora 10:18