Histori suksesi/ Njihuni me shqiptaren që po bën emër në politikën gjermane

Përfshirja e shqiptarëve në politikë në Gjermani dalëngadalë por sigurt ka filluar të jap frytet e saj. CDU është ajo parti në Gjermani që iu ka hapur portat të gjithë shqiptarëve që kanë prirje për politike dhe janë aktivë për të bërë ndryshime.
Në mesin e atyre të rinjeve dhe të rejave që po bëjnë emër në politikën Gjermane është edhe e reja Floriana Igrishta e cila i takon gjeneratës së dytë të mërgimtareve shqiptarë e lindur, rritur dhe e shkolluar në Kiel të Gjermanisë.

Ajo qysh në vitin 2012 iu bashku radhëve të CDU-së dhe deri më tani është mjaft aktive, shkruan INA. Fillimisht u aktivizua si këshilltare në rrethin e Mettenhofit, më pas më hapa të shpejtë u avancuar në politikë duke e marrë pozicionin e nënkryetares së Forumit të Grave, për qytetin e Kielit.

Por momenti më i madh politikë erdhi kur vitin e kaluar Floriana Igrishta e fitoj kandidaturën brenda CDU-së që të jetë kandidate për Deputete në Parlamentin e Schlesëig Holsteinit, dhe ta ketë zonën e vet elektorale.

Kieli si qytet i ka vetme tri zona elektorale, dhe fitimi i një zone elektorale është një sukses i jashtëzakonshëm. Floriana është shqiptarja e parë në Gjermani që po kandidat për deputete në një Parlament, të një republikë Gjermane siç është Schlesëig Holsteini me zonën e vetë elektorale.

Zgjedhjet do të mbahen më Maj 2017 dhe që nga tani përgatitjet për këto zgjedhje kanë hyrë në fazën finale./Albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 08:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori