Shpend Ahmeti ska mëshirë , askush sdo të udhëtojë falas në Prishtinë
Ndërmarrja e Trafikut Urban, ka vendosur të kërkojë pagesë nga të gjitha grupet shoqërore, të cilat qoftë për shkak të profesionit, apo për shkak të gjendjes sociale deri më tani kanë lëvizur pa bileta.

“Pjesëtarët e FSK’së dhe të policisë së Kosovës, dhe pjesëtarë të organizatave nuk paguajnë biletën në autobus, disa prej tyre me arsyetimin se janë invalidë të luftës, thotë një konduktor i Trafikut Urban, në Prishtinë. “Mund të them se fitimi 10 deri në 15 për qind nga udhëtarët shkon për bartjen e këtyre kategorive” thotë konduktori.

Por, autobusët po u shpëtojnë bartjes pa pagesë, pasi shefi ekzekutiv i Trafikut Urban, Halil Mustafa, ka marrë vendim që policët, pjesëtarët e FSK’së, qytetarët me asistencë sociale, veteranët e UÇK’së dhe invalidët e luftës tash e tutje do të paguajnë nëse duan të udhëtojnë me autobus.

Kjo sepse siç tregon Mustafa, kompania që ai drejton nuk ka asnjë marrëveshje me institucionet dhe organizatat përkatës për lirim nga pagesa.
Shtuar më 27/07/2017, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori