Hiqet flamuri kombëtar Te Rrethi
Pëlqej
Pas përpjekjeve të shumta është bërë e mundur zbritja në tokë flamuri kombëtar te "Rrethi", në hyrje të Prishtinës, që më pas të zëvendësohet me flamurin shtetëror të Kosovës.

Menjëherë pas heqjes së flamurit të Shqipërisë kanë reaguar ashpër disa qytetarë, teksa policia është detyruar ta largojë njërin prej tyre me forcë.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar që ta zbatojnë urdhrin e kryeministrit Ramush Haradinaj që flamuri i Kosovës të ngrihet sonte.

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje vite më parë e kishin larguar flamurin e Kosovës, për ta vënë atë të Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 21:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori