Hillary Clinton ka përshëndetur vendimin e BE-së
Hillary Clinton
Në një kumtesë nga State Departamenti amerikan,. sekretarja e shtetit Hillary Clinton ka përshëndetur vendimin e BE që të fillojë Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit për Kosovën duke theksuar se kjo është e rëndësishme për orientimet evropiane të Kosovës dhe shenjë se BE i është përkushtuar Kosovës.

"Integrimet evropiane janë të mirëseardhura për Serbinë, Kosovën dhe gjithë rajonin. Përgëzoj liderët e Kosovës dhe të Serbisë për kurajën dhe përkushtimin për të marrë vendime të vështira të domosdoshme për arritjen e qëllimeve të parashtruara”, thuhet në kumtesën që e ka nënshkruar sekretarja Clinton.

“SHBA kanë miqësi të fuqishme dhe të gjatë me Kosovën e Serbinë dhe ato do të vazhdojnë të bashkëpunojnë nga afër me to në realizimin të ardhmes paqedashëse e prosperuese evropiane” thotë kumtesa që e transmetojnë mediet serbe e cila njëkohësisht ka përgëzuar udhëheqjen dhe qytetarët e Serbisë për marrjen e statusit të kandidatit për në BE.
Shtuar më 03/03/2012, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori