Ka “gënjyer” gjithë këto kohë, përgatituni për të parë flokët e vërtetë të Kylie Jenner (VIDEO)

Pothuajse në të gjitha pozat e saj në Instagram, përveç formave trupore, Kylie Jenner vë në pah edhe flokët e saj të gjatë.

Herë brune, herë bjonde e herë zgjedh të tjera ngjyra, miliarderja duket një yll të cilës një pjesë e madhe e vajzave tentojnë t’i ngjajnë.

Mirëpo, duhet ta merrni me mend se jo gjithçka në Instagram është e vërtetë, ashtu si flokët e Kylie Jenner.

22-vjeçarja duket se i “bie shkurt” duke përdorur paruke apo extension, ndërsa së fundmi na ka treguar si duken flokët e saj të vërtetë.

Pas parukes apo extensions fshihen flokë me gjatësi deri poshtë veshit, së fundmi të lyer në ngjyrë të hapur çokollate.

Kylie ka filmuar veten teksa lyente rrënjët e flokëve të saj, ndërsa video që ndau në InstaStory na “shokoi” paksa.

Mendoni dhe ju njësoj?


Shtuar 11.03.2020 08:11