Kryeministri në detyrë,
Hashim Thaçi pritet të takojë sot në zyrën e tij, shefin e Task Forcës për hetimin e pretendimeve të raportit të
Dick Martyt, prokurorin amerikan John Clint Williamson.
Ky mund të jetë dhe takimi "më i rëndë" për Thaçin.
Mediat kanë raportuar se në javët që vijim mund të kemi 5 arrestime nga rradhët e PDK-së.
Akuzat që mund të ngrihen kundër zyrtarëve të lartë kosovarë, sidomos ata që janë pjesë e PDK-së janë nga më të ndryshmet, që nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni, e deri tek krimet gjatë kohës së luftës.
Bëhet me dije se
Hashim Thaçi ka marrë sinjale të qarta nga aleati i përhershëm SHBA, se "në Kosovë duhet të vendoset njëherë e mirë ligji dhe drejtësia, edhe kundër politikanëve të lartë në vend". /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2014,
ora 09:57