Hidhet nga kati i gjashtë, gruaja humb jetën në vend
Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në Prishtinë, ku ka humbur jetën një grua pasi është hedhur nga kati i gjatë i një pallati.

Njgjarja ka ndodhur në rrugën “B”. Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Në vendngjarje ka shkuar edhe policia. Mësohet, se ajo ka ndërruar jetë në vend. Ende nuk dihen shkaqet e këtij akti të rëndë.

“Sot më, 05.07.2020 rreth orës 19:20, policia është njoftuar se një person, (femër e moshuar) ka kërcyer nga një ndërtesë në Prishtinë (mbrapa furrës “Qerimi 3”). Pos, policisë aty ka dal edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë dërguar me shenja jete për në QKUK”, ka thënë Kasniqi.

Policia po merret me ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe me rrethanat si ka ndodhur rasti.
Shtuar më 05/07/2020, ora 23:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori