Hidhërohen raportet mes Presidencës dhe LDK-së
Presidentja e vendit Atifete Jahjaga është parë për herë të fundit me zyrtarë të LDK-së në përvjetorin e shtatë të presidentit historik Ibrahim Rugova.

Isa Mustafa, lideri i LDK-së ka vendosur që të mos e njohë Jahajagën si presidente. E përditshmja Bota Sot shkruan se, marrëdhënia mes presidentes dhe zyrtarëve të LDK-së është hidhëruar, kjo u pa edhe në përkujtimoren e akademikut Fehmi Agani. Zonja e parë e shtetit me apo pa dëshirën e saj mungoi në akademinë përkujtimore për Fehmi Aganin. Në fakt, nuk është se ajo e ka anashkaluar këtë aktivitet, por se e para e shtetit nuk është ftuar nga zyrtarët e LDK-së të marrë pjesë në këtë akademi përkujtimore.

Pavarësisht arsyetimet mes të dy palëve, tashmë po dihet hapur se LDK dhe Presidentja Jahjaga janë “hidhëruar keq” në mes vete. Ky hidhërim duket se do të zgjasë deri në zgjedhjet e ardhshme nacionale në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2013, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori