Hetohen diplomat e 84 mësimdhënësve në Gjakovë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT), Arsim Bajrami, përmes një kërkese të lëshuar i kërkon Inspektoratit të Arsimit që të hetojë validitetin e 84 diplomave të mësimdhënësve në Gjakovë, për shkak të dyshimeve për falsifikimin e tyre.

Sipas kësaj urdhërese, të cilën ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, deri më 22 maj 2015 duhet përfundojë procesi i verifikimit të këtyre diplomave.

"Urdhërohet Departamenti i Inspektoratit të Arsimit që në pajtim me Ligjin nr. 2014/37 për Inspektoratin e Arsimit në Kosovë, të ndërmarrë të gjitha veprimet konkrete për inspektimin special të validitetit ligjor të diplomave të mësimdhënësve të dyshuar për falsifikim, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë( PP.nr. 155/2009 dhe 505 /2009 të datës 24.03.2010) kundër 84 mësimdhënësve për vepër penale 'Falsifikimin e dokumenteve zyrtare, përkatësisht, diplomave të falsifikuara në ish-SHLP "Bajram Curri" në Gjakovë", thuhet në këtë urdhër të lëshuar nga MASHT. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2015, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori