Penalltia në favor të Juves, Salvini shpërthen ndaj arbitrit: Përse nuk doli me fanelën Juventusit ?!

Erling Haaland ka zbuluar arsyen e vërtetë pse nuk i është bashkuar skuadrës së Manchester United.

Anëtari i Borussia Dortmund, Haaland, ka thënë se është komike të mendohet se ai refuzoi Manchester Unitedin për shkak të parave.

Norvegjezi 19 vjeçar kaloi te Dortmund gjatë muajit të kaluar, për 17.1 milionë funte, nga Salzburg, por ai dëshirohej edhe nga Man Utd. Por, pse ai refzuoi Unitedin. Lojtari ka dhënë disa komente ku ka sqaruar këtë detaj.

“Ole ka qenë shumë i rëndësishëm për mua, për të arritur këtu ku jam sot” ka thënë Haaland, transmeton lajmi.net.

“Por, ne arritëm në përfundim se Dortmund ishte opsioni më i mirë për mua” ka shtuar norvegjezi.

“Është qesharakae të mendohet se ishte për këtë (për para). Të gjithë njerëzit e afërt me mua e dinë se unë nuk jam ai lloj personi” ka thënë ndër të tjerash Haaland.

Haaland ka përcjell formën e lartë të tij edhe me Borussia Dortmund, duke mos pasur problem të shënonte në Bundesliga.


Shtuar 14.02.2020 16:51