Hetime për aferën “pronto”
Biseda telefonike mes Adem Grabovcit dhe Sami Lushtakut “ka arritur në 218.423 klikime. Afërsisht kaq kanë edhe përgjimet e tjera të publikuara një vit më parë. Ato ishin incizuar gjatë hetimeve kundër ish-ministrit Fatmir Limaj për korrupsion.

Ishin shpërndarë 12 ditë pasi Prokuroria u kishte dhënë kopje të përgjimeve gjykatës, të akuzuarve dhe avokatëve të tyre.
Publikimi i tyre zbuloi aferën tashmë të njohur si “afera pronto” dhe ndasitë e mëdha në mes të Hashim Thaçit, Adem Grabovcit, Sami Lushtakut, Vlora Çitakut në njërën anë dhe Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt, në anën tjetër, shkruan sot Koha Ditore.

Prokurori thotë se ende është duke e hetuar se kush i publikoi përgjimet telefonike të zyrtarëve të shtetit dhe të PDK-së.

Shtuar më 30/11/2013, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori