Nė veriun e Kosovės nata ka kaluar e qetė dhe pa incidente, pėrkundėr faktit se nė lokacionin Kroi i Vitakut,
policia ka pasur njė fokus tė veēantė, raportojnė zyrtarėt e Policisė sė Kosovės, pėr rajonin e Mitrovicės.
Zėdhėnėsi i policisė, Besim Hoti, i ka thėnė Radios Evropa e Lirė se
policia ėshtė duke bėrė
hetime intensive lidhur me incidentin, ku u vra njė person dhe u plagosėn dy tė tjerė nė kėtė lokacion, dy ditė mė parė.
Kemi njė proces tė shtuar, intensiv, tė zhvillimit tė
hetimeve nga sektori i
hetimeve tė krimeve tė rėnda nė drejtorinė rajonale nė Mitrovicė, tė mbėshtetur nga komponenta kryesore e EULEX-it. Por, deri nė kėtė fazė ka qenė kryesisht mbledhja e provave, dėshmive materiale dhe dėshmive tė cilat mund tė lidhen nė procesin e
hetimeve, deri te identifikimi i personave tė dyshimtė, tha Hoti.
Ai ka thėnė se deri nė kėtė fazė janė intervistuar sė paku 8 persona, pėr tė marrė detajet shtesė rreth asaj qė ka ndodhur nė natėn e incidentit, por
policia ende nuk ka arritur qė tė dalė me njė emėr tė ndonjė tė dyshuari tė mundshėm.
Shtuar më 11/11/2011,
ora 09:48