Heshtje zgjedhore
Pëlqej
Me fillim në orën shtatë të mëngjesit të së shtunës ka nisur heshtja zgjedhore e cila do të zgjatë 24 orë, deri në orën shtatë në mëngjes të së dielës, kur fillon votimi në 20 komunatshkuanbalotazh.

Beteja kryesore e partive politike është fokusuar tek gjashtë komunat më të mëdha të vendit, duke përfshirë këtu Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Ferizajn, Gjakovën dhe Mitrovicën.

Në këto zgjedhje do të kenë të drejtë vote mbi një milionë qytetar në 20 komunat ku do të votohet – 19 prej të cilave shkuanbalotazh dhe Parteshi ku do të përsëriten votat.

Komisioni Qendror Zgjedhor kanë thënë se janë gati për këtë raund zgjedhjesh, ndërsa njëjtë ka deklaruar edhe policia.


Shtuar më 18/11/2017, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori