E paragjykuan si shqiptare, sot pjesë e politikës italiane: Nuk ishte aq e lehtë

Dhurata Tusha është gruaja e parë shqiptare që bëhet pjesë e Këshillit bashkiak në qytetit Italian Merano. E ftuar në ‘ Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ajo rrëfeu rrugëtimin e saj si emigrante, punën e palodhur për të ndihmuar komunitetin shqiptar dhe si ja doli që të bëhej pjesë e politikës së vendit fqinj. Emigroi në Itali në vitin 2001 dhe siç shprehu edhe vetë, vitet e para ishin tejet të vështira. Si shumë shqiptar në vitet e para të demokracisë, zgjodhi rrugët ilegale për tu shpërnguluar, por mësuesja e gjuhë-letërsisë nuk u dorëzuar përpara një Italie raciste të kohës.

“Si shumë shqiptar dhe unë e ëndërroja Italinë me lule. Nuk ishte aspak ashtu. Ishte një ndryshim total shumë i madh. Vështirësitë në vitet e para ishin shumë të mëdha. Sa kisha mbaruar provimet e klasës së tetë në Tiranë, menjëherë jam nisur për në Italinë. Kam ardhur në mënyrë të paligjshme, në një dhomë hoteli me një vajzë 3 vjeç dhe shtatzanë me vajzën e dytë. Njerëzit më dukeshin të ftohtë, vendi ku jam unë ngjason me Dibrën por megjithatë prapë nuk u përshtata në fillim.” – tha Tusha duke kujtuar eksperiencat e saj në shtetin përtej detit.

Sot ajo është këshilluese speciale për integrimin, emigrimin e bashkëjetesën në bashkinë e Meranos. Në vitin 2008, duke mos lënë pas profesionin e saj si mësuese, hap shkollën e para shqipe në vend. Por ndonëse sot gëzon statusin e një politikane, racizmin e ka ndjerë vazhdimisht dhe është një ndër arsyet kryesore që ajo ka nisur punën për të ndihmuar emigrantët.

“Vitet e para ndodhte shumë, emri i parë që aludohej sa herë ndodhte diçka e keqe ishte i shqiptarit. Edhe të kërkoje punë apo shtëpi ishte shumë e vështirë. Ka qenë periudha më e keqe për shqiptarët në fillim të viteve 2000.”

Si gruaja e parë e huaj që fiton një post politik, Dhurata shprehu se kjo arritje ishte përtej imagjinatës së saj.

“Qasja ime afër politikës ishte diçka shumë e rrallë. Nuk ishte imagjinuar që një e huaj, aq më pak një grua të bëhej pjesë e politikës e për më tepër të fitonte.”

Por çfarë mendimi ka Dhurata për politikat dhe liderët politik të vendit të saj të lindjes, Shqipërisë?

“Të them të drejtën kur jam larguar nga Shqipëria ishte politika e gabuar që më ka shtyrë larg brigjeve shqiptare. Të jemi transparent me njëri tjetrin, të bëjmë të pamundurë dhe të gjejmë kohën.”


Shtuar 10.03.2022 18:31