Heroi i paqes
Pëlqej
nga Besnik Murati

Fjala “hero” ka një domethënie madhështore, në vete ngërthen vlerat më sublime, i veshur me lavdin e së kaluarës dhe të tashmes, ka epitetin e të qëndruarit i pavdekshëm edhe pse koha bënë që ai mos të jetoj i gjallë në mesin e të gjallëve.

Populli ynë dha shumë e shumë heronj në kuptimin e plot të fjalës. Por, ata heronj që ne i ngritëm në piedestalin më të lartë kombëtar, ata e kanë kryer misionin e tyre, vdekshmëria e tyre është e pavdekshme, vepra e tyre i bënë të gjallë gjatë historisë.

Sot, Kosova a mund të ketë heronj? Jo më heronj të pushkës dhe luftës, por, heronjpaqes. Kush mund të jetë sot heroi i paqes?

Sot, më shumë se kurrë ne kemi nevojë për heronj të tillë, heronj të cilët din dhe duan ta ndërtojnë paqen, sa për vete sa për brezat që do të vinë pas.

Secili nga ne mund të jemi njëri nga ta, nga ata të pakët “heronjpaqes”.

Hero i paqes mund të jetë dhe të mbes i tillë, ai i cili lufton për të drejtën e popullit dhe vendit të vetë, të vendos rregull në një parregullsi, të vendos ligj dhe drejtësi aty ku ka pak apo fare hic drejtësi.

Të udhëheqësh mbi parimet e etikës dhe nderit, mbi parimin e përgjegjësisë njerëzore dhe humane. Të udhëheqësh është përgjegjësi, ku nga hapi yt i gabuar sa do i vogël të jetë, mundë të pësojnë mija jetë njerëzish.

Hero i paqes është ai i cili të keqes i thotë e keqe, e lufton atë më të gjitha mjetet. Ai i cili pasurin publike dhe shtetërore e konsideron si pjesë të pasurisë së tij/saj personale, mjeku i cili shëron në emër të idealit njerëzor para atij material, mësuesi edukon brezat për një ideal arsimor.

Jemi të ngulfatur nga heronjtë dhe pseudo heronjtë e rrem, nga ata të cilët në saje të drejtës së tyre të së kaluarës dhe të tashmes, sjellin anakronizëm dhe shkatërrim. Ky vend, kjo tokë, ky popull, ka nevojë më shumë se kurrë ti kthehet vetvetes, ta njoh vetveten e tij, të di se nga erdhi dhe nga dëshiron të shkojë. Heroizmi mbi themelet e klientelizmit, zhvatjes, pasurisë, pushtetit, despotizmit, është i shkruar që fundin ta ketë “tradhti” dhe vetëm “tradhti”. Hero i paqes është ai i cili din ta vret “tradhtinë”, ta zhduk dhe çrrënjos nga vendi ynë, ta luftoj paditurin, hajnin, korrupsionin, nepotizmin, fajdenë, haraçin, klientelizmin, terrorizmin.

Por, si duket nuk ka apo nuk duam të kemi heronj të tillë! Apo, edhe ata që duan apo që janë diku i diskretitomë, i linçojmë me lloj-lloj epitete nga më ç’njerëzore, duke pasur frikë nga zëri i tyre i së vërtetës.

Për aq kohë sa ne jetojmë me lavdin e së kaluarës, do e mos do të jemi pengë të saj, do të jetojmë në të kuluaren duke harruar të tashmen dhe të ardhmen. Për aq kohë sa ne nuk e kuptojmë se armiku më i madh i vetvetes dhe vendit tonë jemi ne, mos ti fajësojmë armiqtë e tjerë.

Sot, është koha e heronjve të gjallë, të sotmes dhe të nesërmes, heronjve ta paqes dhe lapsit, heronjve të shtet-ndërtimit dhe zhvillimit. Heronjve që historinë e tyre e shkruajnë jo më me gjakun e tyre, por, me punën dhe sakrificën e tyre. /albeu.com/


















Shtuar më 08/09/2014, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori