Herën e fundit u panë në jahtin e Pacollit, çfarë ndodhi me Thaçin dhe Baton Haxhiun
Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka vazhduar me jahtin e tij të lundrojë nëpër bregdetin shqiptar edhe mëngjesin e sotëm, ndërsa Presidenti Hashim Thaci është kthyer në Prishtinë. Baton Haxhiu nuk dihet se ku ka mbetur.

Kryediplomalti Pacolli vazhdoi pushimin e tij në bregdetin shqiptar. Ai sot, me anë të një postimi në FB, ka treguar se mëngjesin e kaloi në Vlorë.

“Një mëngjes i qetë në gjiun e Vlorës”, ka shkruar sot zëvendëskryeministri Pacolli.

Ndërsa Presidenti Thaçi është kthyer agjendës në zyrën e tij.

Të dielën Pacolli e ka kaluar në Shëngjin me mysafirë specialë Presidentin Thaci dhe gazetarin Baton Haxhiun. Ndeja e treshes po bëhej në jahtin e Pacollit.





Shtuar më 13/08/2018, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori