Heqja e vizave, misioni i BE-së në Kosovë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Nga data 2 deri më 6 dhjetor, në Kosovë do të qëndrojë një mision i Komisionit Evropian për të bërë vlerësimin e përmbushjes së kritereve që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave.

Këtë proces, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e vlerësoi si të rëndësishëm dhe ftoi Komitetin drejtues për liberalizimin e vizave, për të biseduar rreth përgatitjeve të nevojshme.

Ai tha para anëtarëve të Komitetit drejtues për liberalizimin e vizave, se përmbushja e kritereve për liberalizim vizash është jashtëzakonisht e rëndësishëme dhe kërkoi nga ekspertët që të jenë të përgatitur për ofrimin e informacioneve të nevojshme misionit faktmbledhës, tha Thaçi.

“Presim që, javën që vjen, nga 2 deri më 6 dhjetor, të jeni maksimalisht të përgatitur, të siguroheni që stafi juaj të jetë i gatshëm dhe në krye të detyrës, të jenë të pajisur me të gjitha informatat dhe statistikat e nevojshme të gjitha ekipet”, tha Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka shprehur siguri se zyrtarët, me të cilët do të takohen ekspertët e BE-së, do të jenë në gjendje të prezantojnë një situatë të avancuar dhe se, siç tha ai, do të dëshmohet përkushtimi dhe serioziteti në këtë drejtim.

Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, deklaruan se pikat themelore për integrime evropiane të Kosovës mbesin “sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit, çështjet ekonomike dhe konkurrenca”./albeu.com/
Shtuar më 27/11/2013, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian