Heqja e përmendores së UÇPMB-së destabilizon Ballkanin
Heqja me dhunë e përmendores së UÇPMB-së do të ndikonte në tensionimin e gjithë Ballkanit. Kështu është shprehur në një intervistë për Radio Dukagjinin Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti i cili ka nënvizuar se Serbia duhet të jetë e përgjegjshme dhe të mos ndërmarre akte ekstreme siç është heqja me dhunë e përmendores së UÇPMB-së.




“Duhet parë edhe më gjerë, ky është një kontribut shumë negativ i acarimit të situatës dhe krijimit të tensioneve në atë rajon që mund të ketë ndikim në të gjithë Ballkanin”, ka thënë Panariti. /albeu.com/

Shtuar më 07/01/2013, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori