Heqja e përmendores, në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës vlerëson se heqja e përmendores është në kundërshtim me të drejtat themelorenjeriut dhe me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale.


"Heqja e përmendores nuk është në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Luginës së Preshevës, të shprehur nëpërmjet institucioneve të kuvendeve komunale, që janë institucione legjitime dhe legale. Kjo tregon mungesën e gatishmërisë që nëpërmjet dialogut të gjendet zgjidhja si një mekanizëm tashmë i dëshmuar demokratik.", thuhet ne deklaraten e presidences.

Presidenca bën thirrje për qetësi dhe për krijimin e një klime të mirëbesimit që do të rivendoste dialogun me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2013, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori