Heqja e mbikqyrjes, Thaēi: Kosova me pėrgjegjėsi tė reja
Hashim Thaci
Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi e ka cilėsuar si njė ditė tė rėndėsishme pėr Kosovėn dhe pėr gjithė qytetarėt e saj votimin e paketės amandamenteve kushtetuese pėr pėrfundimin e mbikėqyrjes sė pavarėsisė dhe ratifikimin e marrėveshjes me Qeverisė sė Kosovės dhe EULEX-it ndėrsa ka falenderuar edhe tė gjithė deputetėt qė e votuan atė.

“Kjo ditė shėnon edhe pėrgjegjėsi tė re pėr shtetin e Kosovės, pavarėsi e plotė dhe pėrgjegjėsi tė reja. Kosova ka implementuar nė pėrpikėmirė dokumentin e Ahtisarit pėr njė Kosovė evropiane dhe shumetnike”, ka thėnė Thaēi.

Nė lidhje me mosnjohjen Kosovės nga Mali, kryeministri ka lavdėruar punėn e zėvendėsit tė tij.

“E para, zotėri Pacolli ka bėrė njė punė tė shkėlqyeshme nė procesin e njohjeve dhe jam mirėnjohės. E rėndėsishme ėshtė qė Kosova ka mbi 90 njohje. Njohjen ma ka komunikuar ministri i Jashtėm dhe e kam parė notėn verbale. Ajo notė verbale ekziston e nėnshkruar nga presidenti”, ka theksuar Thaēi. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2012, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.