Heqja e mbikqyrjes, Obama: Kosova përparime thelbësore
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama e ka mirëpritur dhe mbështetur fuqishëm vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.


“Me optimizmin, energjinë dhe vendosmërinë karakteristike të popullit të saj, Kosova ka arritur përparim thelbësor në fuqizimin e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve të një shteti modern, shumëkombësh, përfshirës dhe demokratik”, ka thënë presidenti Obama.

Ai ka deklaruar se ka ende punë për t’u bërë, ndërkohë që liderët e Kosovës tani marrin përsipër përgjegjësinë e plotë për të siguruar se parimet e deklaratës së pavarësisë dhe kushtetutës zbatohen për çdo qytetar.

Kosova, sipas tij, gjithashtu duhet të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive me fqinjët e saj dhe të punojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura, veçanërisht ato në raport me Serbinë. “Një gjë e këtillë nënkupton fuqizimin e pavarësisë së Kosovës, sovranitetit dhe tërësisë së saj territoriale dhe do të shërbejë për të promovuar stabilitetin, mbi të cilin varen prospektet euro-atlantike në rajon”, ka thënë presidenti amerikan. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2012, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori