“Më sulmuan me thikë”, Fjoralba Ponari tregon mes lotësh momentin e tmerrshëm

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” u diskutua mbi fenomene të ndryshme të ngacmimeve, referuar dhe ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë.

Pak ditë më parë moderatorja, Fjoralba Ponari e bëri publik një ngacmim që i ishte bërë disa kohë më parë në llogarinë e saj Instagram.

Sot, e ftuar në “Wake Up”, për të folur mbi fenomene të ndryshme të ngacmimeve, Fjoralba ka rrëfyer dhe historinë e dhimbshme të përjetuar nga vetë ajo, duke rrëfyer:

“Në të kaluar kam pasur një rast ku jam sulmuar fizikisht. Kam qenë në vit të parë të shkollës së lartë kur jam sulmuar fizikisht. Kam qenë nën kërcënimin e një thike… Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe në ato kushte nuk e di sesi mund të kishte përfunduar. Fatmirësisht aty u ndodhën dy zotërinj që më ndihmuan. Agresori im ishte me kapele dhe nuk e denoncoja dot, pasi zëre se po denoconja një fantazëm. Në atë kohë kam kaluar ankthe shumë të mëdha”.

Pas asaj që i ndodhi, moderatorja tregoi se iu desh të trajtohej me seanca private dhe duke qenë se prindërit e saj janë mjekë, ata kanë qenë një mbështetje e madhe për të.


Shtuar 8.06.2020 09:43