Dua kërcen valle me këngën e saj, Remzie Osmani: Kënaqësi!

Këngëtarja  e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa ka postuar së fundmi një video në Instagram ku shihet duke kërcyer këngën “Hajde luj qyqek” të Remzie dhe Nexhat Osmanit.

Ndërsa dëgjohen fjalët e tekstit “Lujma, lujma belin o”, Dua kërcen dhe mban mbi kokë një gotë raki.

Pas publikimit të videos, ka reaguar Remzie Osmani.

“Kenaqesi me e pa se si nje yll boteror si Dua, eshte kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muziken shqipe. Faleminderit Dua. Je yll” shkuan ajo./albeu.com


Shtuar 4.08.2021 12:48