Heqja e lapidarit, Kurti: Fajin e ka Serbia, përgjegjësinë qeveria e Kosovës
Lëvizja "Vetëvendosje" ka reaguar në lidhje me heqjen e lapidarit të UÇPMB-së nga forcat e xhandarmërisë serbe. Kreu i saj, Albin Kurti në mbledhjen e shtatë të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së tha se fajin për heqjen e lapidarit e ka Serbia, por përgjegjësinë e mban Qeveria e Kosovës.


“Shumë masakra dhe krime mizore që i ka bërë Serbia në shekullin e kaluar, janë kryer pikërisht në ditët e fundjavës. Kështu ndodhi edhe tash, sepse regjimi atje është i njëjtë. Qëllimi dhe qëndrimi i atij regjimi është po ashtu i njëjtë, jo vetëm kundër pavarësisë por dhe anti-shqiptar. Përderisa fajin për heqjen e këtij lapidari që shënon dhe kryengritjen dhe kujtesën tonë e mban Serbia, përgjegjësinë për heqjen e këtij lapidari e mban Qeveria e Kosovës”, pohoi Kurti.



Sipas VV kjo qeveri nuk iu shërben interesave të përgjithshme dhe ashtu siç e ka braktisur shqiptarin në Mitrovicë, e ka braktisur dhe shqiptarin në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. /albeu.com/


Shtuar më 20/01/2013, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori