Heqja e flamurit kombëtar në Kosovë, reagon ish-ministri
Pëlqej
Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ka reaguar në lidhje me heqjen e flamurit kombëtar ditën e djeshme në Kosovë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai ka treguar zhgënjimin e tij de mënyrën e trajtimit të flamurit kombëtar.

“Si ushtarak, atdhetar, kontribues ne jeten shoqerore dhe politike mbarekombetare, ndjehem i tradhetuar nga ata me te cilet mendoja e kisha te perbashket kauzen e shqiptarise.

Te jesh shqiptar me dinjitet, nuk ka qene kurre e as nuk eshte e lehte, ne te kundert eshte e veshtire dhe nuk te jep lehtesine e te qenit pjestar i nje kombi te madh, por ama eshte frymezuese, inspiruese dhe e mrekullueshme njekohesisht te jesh vetvetja dhe te perpiqesh deri ne vdekje per kombin tënd”, shkruan ndër të tjra Demiraj. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 20:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori