Heqin dorë nga shtetësia e Kosovës
Pëlqej
Mbi 60 mijë qytetarë të Kosovës e kanë lënë vendin për të ikur jashtë shtetit.

Kjo, më së shumti për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Institucionet përkatëse kanë informuar se më shumë se gjysma e kosovarëve aktualisht kanë emigruar jashtë vendit.

Janë këta qytetarë emigrantë që tërheqin edhe pjesën tjetër që ka mbetur në Kosovë.

Qytetarë të shumtë shihen nëpër sportele të komunave dhe zyrave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke kërkuar tërheqjen e shtetësisë, raporton ToskanaPress.info.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Rroskana Qarri tha se shumë persona e lënë shtetësinë, për shkak se në vendet ku shkojnë nuk lejohet dyshtetësia. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori