Helmimi i zyrtarëve të vet, KQZ: Ende nuk e dimë çfarë ka ndodhur
Kryeshefi i ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi ka vizituar vendin ku janë helmuar zyrtarët e KQZ-së, ku ka thënë se ende nuk e dinë se çka ka ndodhur por se kishte raportim për një kundërmim në disa pliko.

"Jemi në proces të verifikimit të votave nga jashtë, ndërkohë është raportu për një kundërmim në disa pliko. Aty ka zarfe që kanë ardhë edhe nga shtetet tjera por dhe nga Serbia. KQZ po pritët të vendos së si do veprohet. Ne jemi të vendosur që nuk do të preket asgjë nga integriteti i procesit zgjedhor", tha ai.Ndërkohë tha se ka mundësi që KQZ të mblidhet në orët e mbrëmjes për këtë çështje.
Shtuar më 13/10/2019, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori