Plane për fundjavë? Moti kthen faqe dhe rikthen shirat

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të paqendrueshme mbi vendin tonë, ku veriu dhe pjesërisht zonat qendrore paraqiten me vranësira të dendura dhe shira të izoluar e të pakët, nuk përjashtohet mundësia edhe e ministuhive afatshkutra të breshërit.

Ndërsa mbrëmja sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por vranësirat mbeten të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 8°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 45-50 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4-5 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqendrushme do të diktojnë kushtet e motit në Republikën e Kosovës. Për pasojë kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme mbizotërojnë në të gjithë vendin duke krijuar mundësinë për shira dhe ministuhi lokale breshëri. Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur moti kthjellohet gradualisht.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore të MV. Pasditja sjell zhvillim të vranësirave dhe ndonjë shi të izoluara në zonat jugperëndimore. Ndërsa mbrëmja sërish largon vranësirat dhe reshjet nga territori.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë Europën Juglindore dhe Lindore, do të kushtëzojnë vranësira të dendura dhe shira. Por pjesa më e madhe e kontinentit do të përfshihet nga mot i kthjellët. Konkretisht me diell do të paraqiten Vendet Nordike, Qendra dhe Jugperëndimi i Europës.


Shtuar 30.05.2021 08:19