Haziri zbutet ndaj Vjosa Osmanit, a e ka frikë?
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur për lidhur me polemikat me deputeten e partisë së tij, Vjosa Osmani.

Për Hazirin, kanë qenë të papranueshme portretizimet që ia kanë bërë mediat këtij debate, duke e quajtur luftë të brendshme të LDK’së, shkruan Periskopi.

Haziri thotë se nuk ka kurrfarë lufte të brendshme në LDK, por ka vetëm mendime shpeshëherë të ndryshme karshi situatës politike në vend.

E kritikës së Osmanit se ‘temën e ndarjes po e ngjallin gënjeshtrat dhe mashtrimet e Hashimit bashkë me njerëzit që përkrahin ato ide, Haziri, u është përgjigjur se ‘është bërë popullore me e sha Thaçin dhe me fitu në emër të tij’.

“Është bë popullore me sha Thaçin dhe me fitu në emër të Thaçit. Sepse në anën tjetër besueshmëria apo pabesueshmëria popullore në Kosovë e përcjell në kontinuitet tash e 20 vjet zotin Thaçin. Nuk duhet me pranu në asnjë mënyrë, është e papranueshme që me komunikimin në Facebook me deklarata me u kualifiku si rivalitet politik, siç e kanë portretizu në disa portale”, ka thënë Haziri.

“Ai thotë se nuk është kurrfarë lufte për të marrë udhëheqjen e LDK-së në këtë situatë, pasi që thotë se ‘respekton Osmanin’ dhe se lidhur me zgjedhjet e brendshme në LDK, ato mbahen brenda afateve kohore të caktuara me rregulloret e partisë. Nuk ka asnjë lloj kandidature këtu.

Nuk ka kurrfarë lufte të msheftë, respektoj angazhimin politik të Vjosës, dallimet politike mund të jenë evidente, nuk ka të bëj asgjë tjetër, ky është vetëm angazhim politik Kjo nuk është hera e parë, unë edhe vitin e kaluar komunikime të tilla kam pasur për shembull me Ismet Beqirin. Ne nuk kemi të msheftë edhe s’ka konspiracione politike këtu.”, ka thënë ai.

Ndryshe, polemikat mes Hazirit dhe Osmanit, nisën pas një mbledhjeje të strukturave të LDK-së të mbajtur në Mitrovicë dje. Pas kësaj mbledhje, disa deputetë të LDK-së vizituan kullën e Isa Boletinit.
Shtuar më 12/09/2018, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori