Milani fitoi titullin pas 11 vitesh, nuk kishte se si të mungonte festa e “çmendur” nga Tiziano Crudeli (VIDEO)

Milani ia doli që të fitonte Scudetton për herë të parë pas 11 vitesh, duke mposhtur Sassuolon me rezultat 3-0.

Rossonerët ia dolën që me një ekip modest dhe me shumë strategji që të mposhtin rivalin lokal, Interin, në garë për titull.

Në këtë ndeshje të madhe dhe jetike për milanistët nuk kishte se si të mungonte komentatori tashmë i njohur, Tiziano Crudeli.

Dy gola nga Olivier Giroud dhe një i Franck Kessie, bënë që Crudeli të shpërthente në festë.

Ai madje e shijoi edhe golin e Zlatan Ibrahimovict, por që më vonë u bë e ditur se ishte në pozitë jashtë loje.

Mirëpo, fitorja 3-0 ishte natyrisht e këndshme për të gjithë tifozët e Milanit, e veçanërisht për një person në moshë si Crudeli.