“Për një muaj ia heq 10 kg”, Shota Baraliu zbulon “fiksimin” për Ronaldon: E kam parë në ëndërr sikur…

Aktorja e njohur kosovare, Shota Baraliu tashmë është një nga banoret e shtëpisë së BBVK-së.

Gjatë një bisede në oborrin e shtëpisë, ka thënë se Ronaldo braziliani është lojtari i saj i preferuar.

Madje thotë se në kohën kur ai luante, e ka parë në ëndërr që do të martohej me të. Baraliu thotë se shumë futbollistë i kanë pëlqyer përgjatë viteve, mirëpo Ronaldo është i preferuari i saj. “Kam filluar për të parë futboll nga viti 1998 në kohën e luftës, e kom këqyr Ronaldon e vjetër, e kom dashtë shumë, kam parë edhe ëndrra duke u martuar me të , tash u bë i vjetër, është trashur”, ka thënë Baraliu. “Për një muaj ia kisha hekë nja 10 kilogram (Ronaldos)”.