Haziri tregon emrin e kandidati për President
Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për skenarët e zgjidhjes së ngërçit mes LDK-së dhe LVV-së.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se marrëveshja mes LDK-së dhe LVV-së është arritur pa ndonjë ndërmjetësim ndërkombëtar.

Ai ka thënë se Borrel vetëm ka përcjell mesazhin e BE-së që institucionet të formohen sa më shpejt, por nuk ka ndikuar në marrëveshje.

Nënkryetari i LDK-së thotë se takimi me Besnik Bislimin, që kishin pasur pas takimit me Borrelin, ka qenë determinat për arritjen e marrëveshjes, përcjell Telegrafi.

Haziri thotë se me Vetëvendosjen i kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e marrëveshjes për koalicion.


Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ai thotë se Mustafa e Kurti janë dakorduar që propozimi të vjen nga LDK.

Haziri ka thënë se Isa Mustafa ka kërkuar nga zyrtarët e LDK-së që të mos lakohet emri i tij dhe as emra tjerë për president deri sa të vijë afatet kushtetuese.

Haziri ka thënë se megjithatë askush nuk ka dyshim në LDK se Isa Mustafa do të ishte i nominuari për president nëse ato zgjedhje do të bëheshin nesër.

I dyti i LDK-së megjithatë ka thënë se mënyra se si do të veprojë Lista serbe në zgjedhjen e presidentit do të ketë shumë rëndësi në këtë proces.

“Lista serbe nuk është pjesë e koalicionit dhe mënyra se si do të veprojnë ata do të jetë shumë me rëndësi në këtë proces”, tha Haziri.
Shtuar më 11/02/2020, ora 23:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori