Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi
Haziri ka kërkuar, sot në 16-vjetorin e vrasjes së ish-ministrit të Brendshëm,
Ahmet Krasniqi që drejtësia ta zbardhë vrasjen e tij.
"Sot janë bërë 16 vite nga vrasja tinëzare e kolonel
Ahmet Krasniqit, ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, njeriut i cili qëndroi i pathyeshëm përballë armikut shekullor. Që nga ajo ditë e deri më sot, kjo
vrasje makabre vazhdon të mbetet mister dhe kjo duhet të prekë thellë ndërgjegjen tonë. Duhet të angazhohemi që sa më parë të zbardhet kjo
vrasje dhe vrasjet tjera të pasluftës, në mënyrë që eshtrat e kolonel
Krasniqit dhe të tjerëve të pushojnë të qetë", ka shkruar
Haziri.
Lufti
Haziri thekson në fund se
Ahmet Krasniqi nuk është më në mesin tonë, por veprat heroike e këtij kolosi do të jetojë sa te jetë jeta./albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014,
ora 17:37