Sulmi në kullën televizive në Kiev, 5 viktima dhe 5 të plagosur

Një sulm i fuqishëm ndodhi pak momente më parë në një kullë të telelvizionit në Kiev. Pas sulmit të gjithë kanalet televizive ndërprenë transmetimin.

Sipas agjensisë së lajmeve Interfax, nga ky sulm kanë mbetur të vrarë 5 persona dhe 5 të tjerë janë plagosur.

Kujtojmë që ditën e sotme Rusia i bëri thirrje qytetarëve të Kievit të largohen nga shtëpitë e tyre pasi forcat ruse do të sulmonin.


Shtuar 1.03.2022 17:43