Haziri reagon pas aksidentit tragjik në Gjilan që solli shkatërrime të mëdha (FOTO LAJM)

Aksidenti i një ore më parë në Gjilan, sipas të dhënave zyrtare deri më tani ka vrarë një person dhe ka lënë 10 të lënduar.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shkruar se një person është i vdekur dhe 10 janë të lënduar nga aksidenti në Gjilan.

“Nga informatat e para, mund të konfirmojmë se fatkeqësisht një person ka vdekur, ndërsa 10 janë lënduar. Sipas informatave të para, kamionit me targa 01 nuk i kanë funksionuar frenat dhe pos dëmeve në njerëz, ka edhe dëme të mëdha materiale, ku janë përfshirë dhjetëra vetura dhe dëmtim i pronës publike. Lutem që familjet e personave të prekur ta përballojnë këtë dhembje që është tragjike për të gjithë ne”, ka thënë Haziri.

Komuna e Gjilanit, ndërkohë ka treguar se ka aktivizuar mekanizmat emergjentë pas aksidentit.

“Pas tragjedisë së rëndë që ndodhi sot në Gjilan kam aktivizuar menjëherë mekanizmat emergjentë, duke përfshirë të gjithë drejtorët e drejtorive dhe në bashkëpunim me policinë, prokurorinë dhe organet tjera, po e menaxhojmë këtë situatë të rëndë.

Nga informatat e para, mund të konfirmojmë se fatkeqësisht një person ka vdekur, ndërsa 10 të tjerë janë lënduar.

Sipas informatave të para, kamionit me targa 01 nuk i kanë funksionuar frenat dhe pos dëmeve në njerëz, ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ku janë përfshirë dhjetëra vetura dhe dëmtim i pronës publike.

Lutem që familjet e personave të prekur ta përballojnë këtë dhembje që është tragjike për të gjithë ne.

Në shenjë solidariteti me personat e prekur, kam anuluar çdo lloj aktiviteti sa i përket shënimit të 7 Marsit”, shkruan Haziri.
Shtuar më 07/03/2019, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori