Haziri për tragjedinë në Gjilan: Familja Bllaca ishte e respektueshme, do të mbajmë një ditë zi
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur rreth tragjedisë së sotme që tronditi opinionin, ku një zyrtare policore vrau katër anëtarët e familjes së saj e më pas edhe veten.

Haziri ka thënë që prokuroria po punojnë në zbardhjen e kësaj tragjedie që preku Gjilanin dhe mbarë vendin, derisa ka thënë se familja që u shua ishte e ndershme dhe s’ka pas probleme.

“Ka qenë familje e ndershme e respektume, por që jeta dhe problemet që ka pas, kanë shkaktuar këtë tragjedi që mund të përballohet me solidaritet dhe zbardhja e rastit nga çliron nga kjo dhimbje e madhe që ka Gjilani.


Familja meriton respekt dhe solidaritet. Ju lus të bashkëpunoni me prokurorinë dhe policinë.

Jemi dakordu për veprimet që komuna të jetë pranë familjes së mbetur, axhës si më i madhi, ndërsa do të koordinohemi edhe me Bashkësinë Islame për aktivitetet ceremoniale të domosdoshme”, tha Haziri.

Ai tutje tha se Gjilani do të ketë një ditë zie për nder të familjes Bllaca, por që kjo ditë lidhet me ditën e varrimit e që s’dihet se kur do të ndodhë.

Haziri në fund tha se uron që rastet e tilla mos të përsëriten kurrë.

Familja s’ka pas asnjë problem, sigurisht qe prokuroria kanë me zbardhë problemin që ka shkaktu këtë tragjedi, të vetmit që mund të zbardhin rastin, është versioni i vetëm zyrtar që zbardhë të vërtetën, prandaj mos lakoni teori e versione, për respekt të familjes”, ka apeluar në fund kryetari i Gjilanit.

Shtuar më 18/02/2020, ora 17:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori