Haziri paralajmëson marrëveshjen LDK-VV (VIDEO)
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka paralajmëruar një koalicion LDK-VV për zgjedhjet e tetorit. Deklarata e tij erdhi pas takimit mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit pak orë më parë.

“Në jemi duke punuar për të arritur një marrëveshje me LVV-në”, tha Haziri

Ndër të tjera ai theksoi edhe se janë duke punuar për këtë bashkëpunim LDK-VV.

“Ne jemi përafruar, nuk kemi dallime. Jemi duke punuar në këtë drejtim. LDK-ja e ka kandidaten e vet për kryeministre, Vjosa Osmanin. Ata të LVV-së defakto e kanë liderin e tyre, Albin Kurti, që gjithë ka qenë i nominuar i vetëm i VV-së. Këtë herë i themi bashkohuni me ne, me Vjosën ja dalim. Ne po punojmë për bashkimin, besoj se bashkimi po ndodh”, ka thënë Haziri.
Shtuar më 29/08/2019, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori